75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

Logoja e Apple lëviz për herë të parë – çfarë pritet tek iPhone 17 Pro?

Apple mund të sjellë ndryshime më të mëdha sesa vetëm dizajni i kamerave në serinë iPhone 17 Pro.

Sipas burimeve të besueshme, logoja e Apple në pjesën e pasme do të zhvendoset më poshtë – për herë të parë që nga iPhone 11.

Ky ndryshim lidhet me rritjen e madhësisë së “ishullit të kamerave”, ndërsa pritet të zhvendoset edhe spiralja e sistemit MagSafe. Nuk dihet ende nëse ky ndryshim do të aplikohet edhe në modelet standarde apo Air.

Për momentin, këto mbeten spekulime dhe nuk ka konfirmim zyrtar nga Apple.