14:54 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Loja e fëlliqur e Srpska-s, rrihet ish-zyrtari i saj, që kaloi në SLS

Në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lista Srpska ka nisur lojën e pistë te serbët e Kosovës.

Kjo parti, e dirigjuar direkt nga Aleksandër Vuçiqi, ka nisur t’i sulmojë edhe fizikisht kundërshtarët e saj politikë.

Indeksonline mëson se Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme dy zyrtarë të Srpska-s.

Bëhet fjalë për kryesuesin e Kuvendit Komunal të Kllokotit, Zharko Dejanoviq dhe asistenti i tij Vlladica Bogdanoviq.

Dejanoviqi dhe Bogadanoviqi kanë sulmuar fizikisht Ognjen Kërçmaroviqin, këshilltar i Kuvendit Komunal në Kllokot nga rradhët e SLS.

Burime të “Indeksonline” tregon se arsyeja e sulmit ishte kalimi i Krqmaroviqit nga Lista Serbe në partinë SLS.

Me datë 30.09.2019, drejtori i spitalit paralel në Gjilan, Zoran Periq e ka suspenduar nënën e Ognjen Krqmaroviqit, Dr. Jelica Krqmaroviq.

Arsyeja e suspendimit ishte pjesëmarrja në fushatën e SLS dhe kalimi i djalit të saj nga lista serbe në SLS.

Të njëjtin kanë kërcënuar Sreqko Kojiq, i cili para disa ditësh kishte kaluar nga LS në SLS.

Vlladica Bogdanoviq është i njohur për Policinë e Kosovës sepse i njëjti në muajin Prill ishte zënë duke keqpërdorur detyrën zyrtare, duke mbushur veturat private me derivate nafte në emër të komunë së Kllokoit.

Me vendim të prokurorit Dejanoviq dhe Bogadanoviq janë ndaluar për 48 orë. /Indeksonline/ A.M./