75 Mall Live Search
12:53 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Loja e “lodhur” e Vuçiqit, orkestrimi i një grupi të serbëve në Veri, ndërlidhja me marshin në Beograd!

Një grup i qytetarëve serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.

Serbia's Vucic proved he is here to stay | Elections | Al Jazeera

Ata i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Po ashtu janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, transmeton Indeksonline

Mirëpo, a lidhet kjo me tubimin e madh që pritet të mbahet sot në Beogradit?.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të mbajë sot tubimin e thirrur nga Partia Progresive Serbe. Edhe serbët nga Kosova këtë të premte kanë udhëtuar për në Beograd. /Indeksonline/