75 Mall Live Search
21:14 / E Premte, 13 Shtator 2024 / FR

Loja Shpërblyese “Mbushe 15€, Fito 15€ derivate” në KASTRATI në Pejë!

KASTRATI organizoi lojën shpërblyese “Mbushe 15€ dhe fito 15€ derivate falas,” duke sjellë më shumë kënaqësi mundësinë që klientët të bëhen pjesë e lojës së madhe shpërblyese me kupona të cilët arrijnë vlerën 30€ për të fituar veturë Golf 8.

Loja shpërblyese u zhvillua në bashkëpunim me emisionin RELOAD, rreth orës 16:00, në njësinë e KASTRATI në rrugën Bekim Berisha në Pejë.

Përveç derivateve falas, gjatë lojës shpërblyese, KASTRATI dhuroi edhe kupona për pica.

Kjo lojë ju mundëson të bëheni pjesë e garës për të fituar preminë kryesore, veturë GOLF 8 apo shumë shpërblime tjera çdo muaj si iPhone 16, Samsung s24 Ultra, Tv, Trotinet elektrik, shumë e shumë vouchera e të tjera, ku më 26 shtator, KASTRATI ka njoftuar se do të bëhet tërheqja e shpërblimeve për këtë muaj.

Fatlumë ishin të gjithë ata që patën mundësinë të përfitojnë nga kjo lojë dhe të shijojnë derivatet cilësore që KASTRATI ofron.

KASTRATI – Lider në Cilësi!