75 Mall Live Search
22:09 / E Diele, 23 Mars 2025 / FR

“Lojë me tona t’mirat” – Kastrati shpërblen klientët çdo muaj, ndërsa premia kryesore është Golf 8

KASTRATI vazhdon të shpërblejë besnikërinë e klientëve me lojën shpërblyese “Lojë me tona t’mirat”, e cila është aktive gjatë gjithë vitit. Çdo muaj, klientët kanë mundësinë të fitojnë dhurata të ndryshme, ndërsa premia kryesore, një Golf 8, do të dhurohet në një organizim madhështor.

Çfarë mund të fitoni?

Çdo muaj, pjesëmarrësit mund të fitojnë shpërblime si:
📱 iPhone 16, Samsung Ultra
💻 Tablet Samsung
📺 TV LED
🛴 Trotinet elektrik
Udhëtime për çifte
Vouchera për derivate
🍽 Dreka familjare

Si të merrni pjesë?

Për të hyrë në lojë, mjafton të bëni një blerje mbi 30 euro në cilëndo pikë të KASTRATI dhe:
✅ Të shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit në pjesën e pasme të kuponit fiskal
✅ Të vendosni kuponin në kutinë e lojës shpërblyese në pikën e shitjes

Ku shpallen fituesit?

Çdo muaj, fituesit përzgjidhen në mënyrë transparente në emisionin RELOAD në TV Dukagjini dhe shpallen publikisht. Sa më shumë kupona të dorëzoni, aq më shumë rriten shanset për të fituar një nga dhuratat e vlefshme.

Me “Lojë me tona t’mirat”, çdo blerje kthehet në një mundësi për të fituar!

KASTRATI – Lider në cilësi!