75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

”Lojë” me Zhegrovën, Genk s’e fton sërish

Genk do të tentojë ta mbajë kreun e tabelës në kampionatin elitar belg.

Skuadra e Philipp Clement do të jetë mysafire e Eupen në pasditën e sotme.

Tashmë, Clement ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen që do të zhvillohet nga ora, 18:00, transmeton IndeksOnline.

Befasisht, pas dy ftesave radhazi, kosovari, Edon Zhegrova nuk është ftuar për këtë ndeshje.

Zhegrova ishte ftuar në dy ndeshjet e fundit, por nuk i është besuar një vend për ndeshjen e sotme.

Image may contain: text

Madje, një tifoz i Genk ka pyetur në komente: ”Pse mungon Zhegrova, është lënduar apo s’është ftuar pa arsye?”./IndeksOnline/