Lojërat e fatit i thyejnë rregullat, hapet ‘tinëzisht’ në Kosovë
Ndonëse Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) urdhëroi dje mbylljen e gjitha lojërave të fatit, deri në një afat të caktuar, një vendim i tillë si duket nuk po përfillet nga këto lokale.

Indeksonline ka bërë foto në disa lokale të Prishtinës dhe Podujevës të cilat kanë ri-hapur bastoret sportive.



Ndërkohë, ky veprim i organeve të shtetit erdhi si pasojë e vrasjeve që kishin ndodhur në javën e fundit ku një person kishte mbetur i vrarë në Kazino të Suharekës si dhe tjetri në e një tjetër në Lipjan.
Vlen të theksohet se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar dje se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.
Ai ka bërë të ditur se me ligjin e ri do të ndalohen Lojërat e Fatit në Kosovë. “Të nderuar qytetarë,
Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit” thuhet në njoftim.
