08:26 / E Enjte, 28 Janar 2021 / Blerim

Lojërat Olimpike/ Bach: Detyra jonë është që t’i organizojmë, e jo t’i anulojmë!

Thomas Bach, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, tha se ata nuk menduan ndryshe, përveç se Lojërat e shtyra të Tokios të mbahen këtë vit me sukses dhe të sigurt.

Kishte raportime nga mediat e huaja, se Lojërat Olimpike do të anuloheshin edhe për këtë vit – për shkak të pandemisë. Por, në një intervistë Thomas Bach tha se nuk vjen shprehje një anulim i tillë.

“Detyra jonë është që t’i organizojmë ato, dhe jo t’i anulojmë. Ne jemi këtu për t’i realizuar ëndrrat e secilit atlet olimpik. Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë ditë e natë vetëm që ta bëjmë të mundur zhvillimin e këtyre lojërave”, ka thënë Thomas Bach.

Lojërat Olimpike Tokio, pritet të mbahen mes datës 23 korrik deri 8 gusht../IndeksOnline/