75 Mall Live Search
19:41 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / Gj. Sh

Lojërat Olimpike – Basketboll/ Franca mposht Gjermaninë dhe kalon në finale

Kombëtarja e Francës në basketboll është finalistja e parë e Lojërave Olimpike.

Në gjysmëfinalen e parë, Franca e mposhti Gjermaninë me rezultat 73-69, shkruan IndeksOnline.

Dennis Schroder i Gjermanisë ishte basketbollisti mq i dalluar i ndeshjes me 18-pikë, i ndjekur nga Guerschon Yabusele i Francës me 17 sosh.

Në finale, Franca e pret fituesin e ndeshjes ShBA – Serbi, e cila nis nga ora 21:00./IndeksOnline/