75 Mall Live Search
15:22 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Lojërat Olimpike mund të shtyhen

Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio mund të shtyhen. Qeveria Japoneze është duke e shqyrtuar këtë opsion pas përhapjes së koronavirusit.

Në parim, Loëjrat Olimpike duhet të zhvillohen midis 24 korrikut dhe 9 gushtit 2020.

Ky vendim mund të zyrtarizohet në rast se situata nuk përmirësohet në javët e ardhshme.

Seiko Hashimoto, Ministri Olimpik i Japonisë , në selinë parlamentare sqaroi se kontrata e Tokios me IOC vetëm “kërkon që Lojërat të mbahen në vitin 2020”, do të thotë që nuk e specifikon datën, por vetëm vitin.

“Kjo mund të interpretohet si lejimi i një shtyrje. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Lojërat të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar, por duhet të presim” tha Hashimoto/Indeksonline/