75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Lojërat Olimpike të Tokios zhvillojnë ngjarje testuese pa spektatorë

Përkundër përhapjes së virusit, organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios më në fund kanë mbajtur një ngjarje testuese, raporton AA.

Përhapja e fundit e koronavirusit i ka detyruar ata të anulojnë ose shtyjnë disa ngjarje. Por, ata lejuan që një ngjarje sportive të zhvillohet të premten, me disa kufizime: pa spektatorë dhe pa atletët kryesorë. Në vend të kësaj ata përdorën amatorë për të provuar objektin e ngjitjes.

Pothuajse të gjitha aktivitetet sportive dhe tubimet e mëdha janë anuluar në Japoni, transmeton IndeksOnline.

Bejsbolli parasezonal po luhet pa tifozë. Liga J e futbollit është pezulluar deri më 18 mars ndërsa një ngjarje pranverore e Sumo-s do të zhvillohet në një arenë të zbrazët. Gjithashtu shkollat ​​janë mbyllur në të gjithë vendin.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe organizatorët lokalë thonë se Lojërat Olimpike do të hapen siç është përcaktuar më 24 korrik. Ndërsa fillimi i Lojërave Paraolimpike është caktuar për 25 gusht.

Megjithatë, virologët thonë se është e pamundur të thonë nëse virusi që po përhapet do ta lejojë zhvillimin e saj, apo do të ketë anulim ose shtyrje të ngjarjes.

Në Japoni janë regjistruar 12 të vdekur nga virusi.

Kina raporton më shumë se 3.000 të vdekur nga Covid-19 dhe përbën më shumë se 80 për qind të rasteve në botë ndërkohë përhapja e virusit po rritet në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut.