Lojërat që Serbia po i bën për marrëveshjen e Ohrit, Kurti deklarohet nga një vend-punishte!

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër ku tha se i përket faktorëve ndërkombëtarë qe ta detyrojnë Serbinë të jetë më e përgjegjshme sa i përket zbatimit të marrëveshjes.
“Behët fjalë për një marrëveshje me gjithë aneksin e saj e cila nuk paraqet një tërësi të elementeve por paraqet një pako të cilën nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë”, tha ai.
Kurti tha se e ka përsëritur qëndrimin e tyre dhe janë zotuar për zbatim të plotë të kësaj pakoje por fjalën e fundit e ka Brukseli dhe ta detyrojë Serbinë për këtë.
“Shpresoj se do të jetë shumë shpejt i themeluar edhe ky ekip, komunitet, komision i cili do të jetë si mekanizëm për zbatim dhe pse jo të behët edhe më herët se sa takimi i ardhshëm i nivelit të lartë në Bruksel”, tha Kurti, transmeton IndeksOnline.