17:01 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

“Lojtar si Ronaldo lind një herë në 200 vjet”

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Real Madrid, Emmanuel Adebayor pohon se lojtar si Cristiano Ronaldo vijnë një herë në 200 vjet.

Ai thotë se Real Madrid ka bërë gabim të madh që e ka lejuar largimin e tij drejtë Juventusit.

Pa Cristianon, Real Madrid e di se çfarë kanë humbur, por ndoshta jo atë që mund të kishin fituar nëse ai ishte akoma atje,” tha Adebayor për AS.

Unë mendoj se ndoshta ata kanë menduar se do të marrin një lojtar tjetër si Ronaldo, por lojtarët si ai vijnë vetëm një herë në 200 vjet“.

Karim Benzema është në mesin e atyre që janë ngarkuar për të zëvendësuar portugezin me 56 gola të regjistruar gjatë dy sezoneve të fundit.

Kur Ronaldo u largua, ai duhej të merrte përgjegjësinë dhe unë mendoj se ai është bërë me të vërtetë mirë“, tha Adebayor për shokun e tij.

Ai ka shënuar shumë gola, gola të rëndësishëm, kështu që ai do të jetë një rrezik [për Manchester Cityn në Champions League ], pa dyshim.”

Adebayor ka qenë pjesë e Realit në vitin 2011 si i huazuar nga Manchester City. /IndeksOnline/