“Lojtarë të përfunduar”, gazetari italian kritikon Milanin për Modric: Keni blerë lojtar me 25 milionë, startoni me 40-vjeçar?

Gazetari italian i futbollit, Paolo Bargiggia ka dhënë një kritikë për Milanin në lidhje me futbollistin kroat, Luka Modric.
Në podcastin “Centrocampo”, Bargiggia kritikoi ashpër drejtuesit e klubit “kuqezi”, shkruan Indeksonline
“Morët Riccin për 25 milionë euro dhe ju po luani me një 40-vjeçar”, u shpreh gazetari italian
Ai poashtu kritikoi ligën e Serie A, duke thënë se aty po transferohen lojtarë të përfunduar.
“Modric në Milan, Dzeko, Vardy… lojtarë të përfunduar. Kush paguan biletë për të parë një varrezë elefantësh”, vazhdoi tutje gazetari
Në fakt, statistikat flasin ndryshe. Luka Modric është një prej lojtarëve më të mirë të Milanit në këtë fillim të sezonit.//Indeksonline//