75 Mall Live Search
12:15 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lojtarët e Barcelonës kërkojnë që të udhëhiqen nga ky trajner në ndeshjet e Champions League

Quique Setien pritet të largohet nga Barcelona.

Dështimit për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë, ia ka “lëkundur” karrigën trajnerit në fjalë.

Futbollistët nuk kanë qenë të kënaqur me trajnerin Setien dhe kjo është parë hapur.

Madje, këta të fundit e dëshirojnë një trajner të ri për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.

Sipas “Mundo Deportivo”, një gazetë katalunase e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan, Patrick Kluivert që ta merr drejtimin e ekipit.

61-vjeçari është momentalisht drejtor i akademisë së Barcelonës.

Kluivert është figurë e njohur për “Blaugrana”, pasi ai ka luajtur me fanellën e Barcelonës nga viti 1998 deri në vitin 2004, duke i shënuar 122 gola në 257 paraqitje me klubin katalunas./IndeksOnline/