Lojtarët e Barcelonës marrin rezultatet për koronavirus

Skuadra e Barcelonës gjatë ditës së djeshme ka bërë testin për koronavirus për shkak se Nelson Semedo theu rregullat e karantinës dhe shkoi në një aheng.
Sonte në mbrëmje janë bërë publike rezultatet e testeve për koronavirus të futbollistëve të Barcelonës, transmeton Indeksonline.
Siç raporton ‘RAC1’, të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ dhe janë të gatshëm që të vazhdojnë kampionatin.
Klubi i Barcelonës pritet ta dënoj portugezin për sjellje jo të mira dhe mos respektim të rregullave të pandemisë./Indeksonline/