21:48 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Lojtarët e Barcës dalin kundër trajnerit, kishte edhe tensione

Barcelona është duke përjetuar momentin e saj më delikat që kur  Quique Setién u ul në stolin e “blaugranave”.

Jo vetëm sepse Real Madridi mund të rimarrë vendin e parë, madje me dy pikë avantazh sonte në Cornellá (përballë Espanyolit), por edhe për shkak të marrëdhënies së keqe që ekziston mes trajnerit dhe skuadrës.

Në fakt, nuk është diçka e re, por ka arritur kulmin me barazimin në Vigo.

Në fund të ndeshjes, pati një diskutim të tensionuar në dhomën e zhveshjes së Barçës mes lojtarëve dhe trajnerit.

 Sipas “Marcas”, lojtarët e kanë qortuan trajnerin për disa nga vendimet e tij taktike dhe ndryshimet që bëri në ndeshjen kundër Celtas, siç është lënia në stol e  Arthurit opo Griezmannit.

Diskutimi ishte shumë i tensionuar, sipas disa burimeve, çka tregon se nuk ka harmoni në ekip.

Lojtarët nuk pajtohen me disa nga metodat e trajnerit dhe kanë filluar të krijojnë bindjen se nëse vazhdojnë përgjatë kësaj linje, ata nuk do të fitojnë trofe.