Lojtarët e Bayernit pajtohen që të ulin pagat, Bundesliga merr masa ekonomike ndaj krizës

Bundesliga Gjermane është e para ligë që ka filluar zyrtarisht marrjen e masave ekonomike ndaj krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Kështu, lojtarët e Bayern Munchen janë pajtuar që të ulin pagat për 20%, për të ndihmuar skuadrën në luftën ndaj pandemisë. Masa prek gjithashtu anëtarët e bordit të drejtorëve dhe bordit mbikëqyrës.
Në Borussia Dortmund, trajneri Lucien Favre ofroi uljen e pagës së tij. Te Dortmund nuk ka ende asnjë vendim, por janë dy propozime duke u shqyrtuar.
Një ulje prej 20% të pagave nëse lojërat nuk rifillojnë, dhe 10% nëse luhen pas dyerve të mbyllura , pasi në këtë rast, klubet do të merrnin të drejtat televizive.
Monchengladbach, Bremen, Schalke e Leverkusen janë skuadrat e tjera që do të ulin pagat për lojtarët e tyre./Indeksonline/