Lojtarët e Dortmundit marrin me vete edhe gratë në “Wembley”

Skuadra e Borussia Dortmundit sonte zhvillon finalen e madhe të UEFA Champions League kundër Real Madridit.
Lojtarët e klubit gjerman dje gjatë ditës ateruan në aeroportin e Londrës dhe u akomoduan në hotelin afër stadiumit “Wembley”, shkruan Indeksonline
Në mediat gjermane shkruhet se lotjarët e Dortmundit me vete morën edhe gratë e tyre, të cilat do jenë të pranishme në stadiumin londinez.
Gruaja e Marius Wolf dhe Mats Hummelsit udhëtuan së bashku drejt Londrës.
Kujojtmë që ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe do jetë një spektakël i vërtetë futbolli në “Wembley”./Indeksonline/