Lojtarët e dy ekipeve angleze detyrohen të largohen nga fusha për shkak të alarmit nga zjarri
Lojtarët e Derby dhe Cardiff u larguan urgjentisht nga Pride Park pas alarmit për zjarr.
Futbollistët dhe tifozët u detyruan të iknin pasi ju kërkua që të largoheshin nga stadiumi për shkak të rrezikut, transmeton Indeksonline.
Gjatë largimit të tyre dëgjoheshin thirrjet “Kujdes, ju lutemi, kjo është një emergjencë. Ju lutemi dilni nga stadiumi në daljen më të afërt në dispozicion”.
Mirëpo ky alarm duket se doli të ishte i rremë pasi lojtarët dhe tifozët u kthyen pas pesë minutash./Indeksonline/.