“Lojtarët e huaj na kanë dëshpëruar”

Prishtina ka liruar tre futbollistë, Ivan Jeliç, Nikson Mema dhe Ahmed Raddaoui.
Ndërsa sa i përket rekrutimit të lojtarëve të rinjë në janar, ‘bardhekaltrit’ nuk janë shumë të interesuar.
“Lojtarë nga jashtë nuk do të transferojmë sepse na kanë dëshpëruar disa. Në janar, nuk pritet të ketë ardhje vetëm nëse është ndonjë lojtar që e njohim mirë. Janari ofron pak mundësi kështu që do të shohim. Trajneri e ka bërë listën dhe huazime do të ketë” deklaroi drejtori sportiv, Fisnik Kërqeli për Indeksonline.
Sa i përket finales së Superkupës ndaj Dritës, Kërqeli theksoi se janë të pajtimit që ndeshja të zhvillohet në Turqi dhe do të përkrahin çdo vendim të Federatës.
/Indeksonline/