21:17 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e Interit vërshëllehen nga 50.000 tifozët në San Siro

Interi ka dalë kokëulur nga San Siro në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Italianët kanë barazuar me Slavia Pragën me rezultat 1-1, ku deri në minutat shtesë ishin duke humbur.

Derisa lojtarët iu drejtuan daljes së stadiumit, 50.000 tifozët prezent në “San Siro” kanë vërshëlluar në shenjë pakënaqësie për lojën dhe rezultatin.

Kujtojmë se vitin e kaluar Interi nuk arriti t’i kaloj grupet duke vazhduar në Europa League. /IndeksOnline/