15:42 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lojtarët e klubit të madh kosovar e fitojnë padinë, kjo është masa e radhës

Besa e Pejës sot e ka marr një lajm shumë të keq.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit që po e përjeton me krizë të madhe financiare, është përballur edhe me një tjetër problem të madh.

Samir Sahiti, Edmond Turku, Festim Krasniqi, Lauren Ismajlaj, Bergin Maliqi, Almedin Murati, janë ankuar zyrtarisht në Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të pagave.

Insporti merr vesh se sot, FFK u ka dhënë të drejt lojtarëve me ç’rast ua ka shkëputur kontrata me klubin Besa.

Ata që nga dita e sotme janë të lirë dhe mund të zgjedhin ekipet e tyre të reja.

Besohet se sot futbollistët e kanë bërë ankesën e radhës për shlyerjen e obligimeve financiare, më shumë se tri paga.

Besa e Pejës sipas rregullores do të jetë e detyruar që brenda një jave t’i paguajë futbollistët në të kundërtën, do t’i merren gjashtë pikë, raporton Insporti duke u bazuar në dispozitat e akteve normative të FFK-së.

Nëse edhe pas masës së parë nuk shlyhen obligime, klubit i jepet edhe një tjetër afat. Po qe se Besa nuk i paguan lojtarët pas afatit të dytë, largohet nga garat.

Besa e ka përfunduar stinorin vjeshtor në Ligën e Parë në pozitën e dytë me 35 pikë të mbledhura.