Lojtarët e Kombëtares së Marokut dhurojnë gjak për viktimat e tërmetit

Futbollistët e Marokos janë solidarizuar me me popullin e tyre, pas termeti shkatërrus që goditi vendin gjatë të ditës së shtune.
Yjet e kombëtarës marokene kanë dhuruar gjak për të prekurit nga termeti të cilët kanë nevojë për ndihmëm shkruan IndeksOnline.
Nga ky termet raportohet se kanë mbetur të vdekur mbi 2 mijë persona.
Mes tyre ishte edhe Achraf Hakimi , futbollisti i Paris Saint-Germain, i cili përmes rrjeteve të tij sociale ka kërkuar ndihmën dhe pjesëmarrjen e më shumë njerëzve.
“Për momentin, prioriteti është sigurimi i gjakut për ata që janë në situata kritike. Dhurimi i gjakut është përgjegjësi e të gjithëve për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur . Ndihma juaj është thelbësore,”, ka shkruar Hakimi.
Ndeshja Marok-Liberi, e fazës kualifikuese për Kupën e Kombeve Afrikane që do të luhej këtë të shtunë në Agadir, është shtyrë për shkak të tërmetit shkatërrues.
Për këtë fatkeqësi ka reaguar edhe Federata Mbretërore e Futbollit Maroken (FMRF) , e cila shprehu ngushëllime për viktimat.
“Pas kësaj fatkeqësie të madhe, familja e futbollit maroken shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe uron shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, thuhet në reagim./IndeksOnline/