09:26 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e Liverpoolit tani do të lejohen ta prekin shenjën “This Is Anfield” para daljes në fushë

Jürgen Klopp ka bërë shumë ndryshime në klubin e Liverpoolit që nga ajo kohë ne po shohim ndikimin që ka pasur ai te kjo skuadër.

Një nga rregullat e Klopp për skuadrën e tij ishte ndalesa për prekjen e shenjës ikonike “This Is Anfield” në tunelin e lojtarëve, shkruan Indeksonline.

Lojtarët e Liverpool historikisht prekin shenjën para se të dalin fushën e Anfield për të ju sjell fat dhe për respekt.

Por Klopp dëshironte që lojtarët e tij të fitonin të drejtën për të prekur shenjën.

Kurse tani Jürgen Klopp e çoi Liverpoolin drejt fitores ndaj Tottenham Hotspur në finalen e Champions League dhe solli një trofe në shtëpi.

E kjo bëri që lojtarët e Liverpoolit ta fitojnë përsëri të drejtën nga Klopp për ta prekur shenjën, para se të hyjnë në fushë./Indeksonline/.