Lojtarët e Premier Ligës kundër racizmit, e përkrahin Abrahamin
Azpilicueta ka treguar përkrahjen e tij për Tammy Abraham pasi në rrjetet sociale pati thirrje raciste për të, pasi që ai nuk arriti ta shënoj penalltin kundër Liverpoolit .
E kundër thirrjeve raciste është deklaruar edhe Marcus Rashford duke i thënë futbollistit mbaje kokën lartë, ne duhet ta festojmë talentin tënd, shkruan Indeksonline.
Ish sulmuesi i Premier Ligës, Kevin Campbell gjithashtu është shprehur kundër racizmit duke thënë : “A mund të më thotë dikush pse Tammy Abraham abuzohet vetëm që ka humbur një penallti? Futbolli është justifikimi për disa njerëz”./Indeksonline/.