Lojtarët e Premierligës nuk do të ndëshkohen nëse pështyjnë në fushë

Për tu rikthyer futbolli është rekomanduar që të respektohen disa masa mbrojtëse në mënyrë që futbollistët të jenë të sigurt.
FIFA ka rekomanduar që futbollistët të mos lejohen të pështyjnë në fushë gjatë lojës, shkruan Indeksonline.
Megjithatë lojtarët nuk do të ndëshkohen nëse e bëjnë një veprim të tillë.
“FIFA u ka thënë gjyqtarëve të Premier League që ata nuk duhet të ndëshkojnë lojtarët me kartonë të verdhë për pështyrjen në fushë gjatë ndeshjeve”, thuhet në njoftimin e The Times Eyes.
Ndeshjet e para të Premeirligës do të fillojnë me 17 qershor. /IndeksOnline/