75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

Lojtarët e PSG-së shfrytëzojnë rastin, shkojnë në palestër për ta shikuar një ndeshje të NBA-së

Një pjesë e madhe e lojtarëve të klubit Paris Saint-Germain shkuan në palestrën “Accor Arena” në Paris për ta shikuar një ndeshje basketbolli.

Në fakt ishte një mbrëmje e madhe në Paris, pasi skuadrat amerikane, Cleveland Cavaliers dhe Booklyn Nets zhvilluan ndeshjen në stadiumin netural, shkruan Indeksonline

Kylian Mbappe mori vëllaun e tij dhe një pjesë të madhe të skuadrës së PSG-së, përfshi Asension, Donarumman vetëm për ta shikuar këtë ndeshje basketbolli.

Cleveland arriti fitore 111-102 dhe basketbollisti Mitchell ishte më i miri në këtë ndeshje, me 45 pikë, 12 kërcime dhe gjashtë asistime./Indeksonline/