Lojtarët e Real Madridit do të vozitin makinat BMW

Klubi spanjoll Real Madrid ka njoftuar se ka nënshkurar marrëveshje me gjigantin e prodhimit të veturave “BMW”, pas përfundimit të kontratës më kompanin “Audi” që zgjati për afër dy dekada.
Sipas marrëveshjes se të gjithë lojtarët e klubeve të futbollit dhe të basketbollit të Real Madridit do të vozitin makinat BMW.
“BMW Spain” janë zotuar se do të dhurojnë makina të plota elektrike për lojtarët dhe trajnerët, të cilët mund ta zgjedhin modelin e tyre.