75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / SH

Lojtarët e Real Madridit e befasuan Xabi Alonson-in në zhveshtore, pas fitores ndaj Alavesh-it

Real Madridit iu desh ta mposhtte Alavesin jashtë fushe të dielën për të qëndruar në kontakt me Barcelonën në garën për titullin në La Liga.

Presidenti Florentino Perez nuk udhëtoi për në ndeshje, por u shqetësua shumë pasi pa formacionin titullar në të cilin luante Victor Valdepenas në pozicionin e mbrojtësit të majtë.

Lojtarët e Real Madridit e pritën trajnerin e tyre me duartrokitje në dhomën e zhveshjes.

“Jemi me ju, zotëri. Kjo fitore është juaja”, thuhet se i thanë lojtarët trajnerit të tyre./Indeksonline/