75 Mall Live Search
12:21 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

Lojtarët e Real Madridit mbetën pa gjumë mbrëmë, dëgjuan zhurma jashtë hotelit

Skuadra e Real Madridit sonte luan ndeshjen ndaj Liverpoolit e vlefshme për javën e 5-të në UEFA Champions League.

Siç raportohet në mediat e huaja, futbollistët e klubit spanjoll e patën të vështirë të flinin gjumë mbrëmë, shkruan Indeksonline

Kjo pasi një grup i tifozëve “The Reds” shpërthyen disa fishekzjarre në hotelin ku ishte duke qëndruar klubi madrilen.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Anfield”./Indeksonline/