Lojtarët e skuadrës së njohur angleze kërcënojnë se nuk dalin nesër në fushë pa i marrë pagat
Futbollistët e skuadrës së njohur angleze, Bolton Wanderers kanë kërcënuar me bojkot në rast se deri nesër nuk i marrin pagat.
Bolton luan nesër ndaj Nottingham dhe në rast se nuk i marrin pagat, ata nuk do të paraqiten fare në fushë.

Lojtarët janë ende duke pritur për pagat e tyre të marsit dhe për këtë stërvitjen e fundit.
“Me keqardhje të thellë ne kemi vendosur të mos përmbushim ndeshjet tona të mbetura derisa të paguhen të gjithë. Kriza e gjatë financiare ka ndikuar edhe në rezultate. Ne nuk kemi marrë ende pagat e marsit. Shpresojmë të gjindet një zgjidhje në horizont” thuhet në deklaratën zyrtare të skuadrës.
Bolton nuk ka gjasë për mbijetesë dhe në edicionin e ardhshëm do të luaj në një nivel më të ulët garash./Indeksonline/