75 Mall Live Search
14:00 / E Diele, 25 Janar 2026 / L A

Lojtarët e Tiranës bëjnë homazhe për vdekjen e vajzës së Freddy Alvarez

KF Tirana u mbulua nga një tragjedi e madhe së fundi.

Kjo për shkak të vdekjes së Irina Alvarez, vajzës së futbollistit “Bardheblu” Freddy Alvarez.

Para ndeshjes me Flamurtarin, bashkëlojtarët e Alvarezit u afruan për të bërë homazhe pranë tifozëve dhe flamurit që përmbante emrin e vogëlushes.

Dyshohet se vajza e vogël ka rënë nga një shtrat afërsisht 1.5 metra i lartë , pas së cilës u gjet në gjendje kritike dhe u dërgua për të marrë kujdes të specializuar mjekësor./IndeksOnline/