Lojtarët e Zvicrës që rrezikojnë gjysmëfinalen nëse ndëshkohen me të verdhë

Kombëtarja e Zvicrës nga ora 18:00 luan ndeshjen çerekfinale ndaj Anglisë në Euro 2024.
“Helvetikët” janë gati për këtë ndeshje dhe tashmë Murat Yakin ka zbuluar 11-shen startuese, shkruan Indeksonline
Katër lojtarë në këtë formacion startues rrezikojnë të luajnë në gjysmëfinale nëse Zvicra kalon tutje.
Ata janë: Granit Xhaka, Remo Freuler, Ricardo Rodriguez dhe Dan Ndoye.
Kujtojmë që ndeshja e sotshme zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin e Dusseldorfit./Indeksonline/
