75 Mall Live Search
15:14 / E Enjte, 21 Mars 2024 / G T

Lojtarët “kuqezi” arrijnë në Itali, të gatshëm për ndeshjen ndaj Kilit

Kombëtarja e Shqipërisë para disa minutave kanë arritur në Itali, ku nesër zhvillojnë miqësoren ndaj Kilit.

Futbollistët dhe gjithë stafi kanë arritur në Itali dhe janë nisur për në Parma, ku sot do të mbajnë seancën e fundit stërvitore para miqësores së parë gjatë vitit 2024, shkruan Indeksonline

Përveç stërvitjeve, trajneri Sylvinho pas disa orëve do të shfaqet në konferencë për media për të treguar rreth situatës së futbollistëve “kuqezi” para ndeshjes.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kilit do të zhvillohet nesër nga ora 20:45 në Parma të Italisë./Indeksonline/