75 Mall Live Search
14:13 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / G T

Lojtarët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Faqja e njohur “Transfermarkt” ka bërë sot një përditësim të vlerave të futbollistëve, përfshi këtu edhe ata që luajnë në Superligën e Kosvoës.

Futbollisti më i shtrenjtë në elitën e futbollit kosovar është Lindon Emërllahu, që kap shifrat e 1 milion eurove, shkruan Indeksonline

I dyti pas mesfushorit të Ballkanit, është bashkëlojtari i tij, Giovanni me 900 mijë euro vlerë.

Kurse i treti është mesfushori i Malishevës, Drilon Hazrollaj, që pas “update”-it vlera e tij është rritur për 50 mijë më shumë dhe shkon në 800 mijë.

Vendi i katërt dhe i pestë shkon për lojtarët, si Albert Dabiqaj (Drita) 500 mijë euro dhe Albin Krasniqi (Prishtina) 500 mijë euro./Indeksonline/