75 Mall Live Search
10:14 / E Diele, 31 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

”Lojtarët nuk janë të lumtur”/ Ten Hag flet pas humbjes nga Nottingham

Manchester United të shtunën mbrëma kanW pësuar humbje nga Nottingham Forest.

”Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, trajneri i United, Erik Ten Hag ka thënë se lojtarët nuk janë të kënaqur me humbjen por duhet të bëjnë më mirë.

”Lojtarët nuk janë të lumtur por duhet të bëjmë më mirë. Ne nuk kemi luajtur me të njëjtin ekip me radhë.Duhej të ndryshonim përsëri kështu që çdo herë duhet të shkëmbejmë ekipin tonë.Kjo nuk ndihmon ose mbështet rutinat e ekipit dhe shpjegon pse jeni kaq të pakontestueshëm.”, ka thënë Ten Hag./IndeksOnline/