75 Mall Live Search
14:42 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / L A

Lojtari i Barcelonës do të jetë bashkëlojtar me Muriqin

Mallorca do t’i marrë Barcelonës një nga talentët e saj.

Bëhet fjalë për spanjollin Pablo Torre, i cili do të largohet nga Barcelona pas mungesës së hapësirës në formacionin startues.

Barcelona do t’i vendos një klauzolë të riblerjes futbollistit Torre.

Torre, sezonin që lamë pas ka bërë 14 paraqitje me Barcelonën duke shënuar 4 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/