75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lojtari i bundesligës që shënoi ‘hattrick’ me gola dhe asista në një ndeshjen e sotme

RB Leipzig fitoi me rezultat 8-0 në ndeshjen e sotme kundër Mainzin, mirëpo përveq numrit të madh të golave të shënuara nga kjo skuadër pati edhe diçka tjetër jo të zakonshme.

Bëhet fjalë për Timo Werner i cili në këtë ndeshje shënoi tri gola dhe bëri tri asistime.

Ai asistoi në golin e parë golin e tretë dhe golin e gjashtë kurse shënoi në minutën e 30’, 48’ dhe 87’.

Vetëm në pjesën e parë në këtë ndeshje Leipzig shënoi pesë gola kurse tri gola të tjera i shënoi në pjesën e dytë./Indeksonline/.