14:49 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lojtari i Chelseas një hap larg Fenerbahces (Foto)

Skuadra e Chelseas edhe për këtë sezon nuk ka vend për lojtarin Kurt Zouma.

Zouma i cili sezonin e kaluar qëndroi te Stoke City në formë huazimi, është afër t’i bashkohet skuadrës nga Turqia, Fenerbahce.

Madje sic shkruajnë mediat në Turqi, klubi i ka ofruar 1.5 milionë euro Bluve të Londrës, por këta të fundit kërkojnë 3.5 milionë euro në formë huazimi një vjeçar.

23-vjeçari për Chelsean ka bërë afro 50 paraqitje dhe ka shënuar 1 gol.

Ai më parë ka luajtur për skuadrën franceze, Saint-Etienne./IndeksOnline/