10:38 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lojtari i Chelseat e ofendon rëndë talentin meksikan, e bën xhuxh

Kombëtarja e SHBA-ve, mposhti Meksikën, 1-0 në mbrëmjen e djeshme në një miqësore të zhvilluar në Nashville.

Ishte një rezultat solid për skuadrën e të rinjëve, dhe nuk dukej sikur një ndeshje, ku amerikanët kishin shumë punë në sulm.

Meksika ishte qartë skuadër më e mirë në 64 minutat e parë të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Por, një moment që mori shumë vëmendje ishte kur Matt Miazga ofendoi talentin meksikan, Diego Lainez duke e bërë atë xhuxh.

Miazga, futbollist i Chelseat i huazuar te Nantes, jo vetëm që e bëri kaq të vogël futbollistin meksikan, por më pas ai vazhdoi ta tallej me të me pretekstin se nuk mund ta gjente në fushë.

Për ta parë këtë moment, ndiqeni videon e mëposhtme./IndeksOnline/