Lojtari i Herthas që doli pozitiv kishte kontakte me Milot Rashicën

Lojtari i Hertha Berlinit, Maximilian Mittelstadt doli sot pozitiv në testet e koronavirusit.
Por, sipas mediave gjermane, shkaku i tij rrezikon edhe Werder Bremen.
Pikërisht Werderi dhe Hertha ishin takuar më 7 mars të këtij viti në barazimin 2:2.
Mittelstadt kishte luajtur për 90 minuta, duke pasur kontakte disa herë edhe me sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Lojtari i Herthas luan në pozitën e mbrojtësit, që tregon se ai dhe Rashica kanë pasur kontakte.