13:07 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lojtari i Interit, kritikohet për simbolet fashiste

Mbrojtësi i krahut të majtë i Interit dhe Kombëtares së Italisë, Cristiano Biraghi, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë orëve të fundit, shkaku i simboleve fashiste që duken në mbrojtëset e kërcinjve të këmbës.

Futbollisti italian mori trajtim mjekësore gjatë disfatës së mbrëmshme të Interit kundër Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe ai e uli njërën prej çorapeve të tij, duke e zbuluar mbrojtësen e kërceve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale shpejt e zbuluan prezencën e disa simboleve fashiste, pasi që flaka me ngjyrat kuq, gjelbër dhe bardhë të flamurit italian ishte ikona e partisë MSI, Lëvizja Politike Neofashiste.

Aty shihet edhe fytyra e një ushtari romak, i cili e mban një helmetë beteje.

Mbi të shkruhet në latinisht “Vae victis” (në shqip, “Kini kujdes nga të sfiduarit), me simbolin romak përreth – frazë e cila është e lidhur pikërisht me fashizmin.

Biraghi e ka një tatuazh të madh në gjoks me fjalët “Vae victis”, ushtar romak dhe disa pamje të arkitekturës antike romake.