Lojtari i Javës në Champions League, që ua bëri bajat futbollin serbëve
Bayern Munichu shënoi fitore të thellë 0:6 ndaj Cërvena Zvezdës në Serbi në kuadër të javës së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Veç Lewandowski ia shënoi 4 gola ekipit serb, duke treguar performancë të lartë, transmeton Indeksonline.
Ndërsa për këtë u shpërblye duke u shpallur lojtari i javës në Champions League.
Polaku po kalon formë jetësore këtë sezon duke shënuar gola në çdo ndeshje që po e zhvillon.
Në 20 ndeshjet këtë sezon, Robert Lewandowski ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar në një tjetër./Indeksonline/