75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Lojtari i Kosovës U17, blen fanella për shkollën e tij

Blerjon Avdimetaj po llogaritet si një nga talentet premtues të futbollit kosovar. Djaloshi i skuadrës A & N ka bërë një gjest të mirë.

Nga paratë që merr te skuadra kosovare, Avdimetaj ka marrë iniciatvën për të bërë me fanella shkollën e tij.

Blerjoni ka siguruar disa fanella për shkollën “Bajram Curri”, në Strellc të Epër të Deçanit.

Avdimetaj është pjesë e Kosovës U17 dhe flitet se shpejt mund të prekë Evropën pasi që bëhet fjalë për një talent me të ardhme të ndritur./Indeksonline/