12:08 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lojtari i muajit në Premierligë, e ka merituar “leopardi”

Premierliga e ka zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit nëntor. Pa asnjë fije dyshimi dhe me plot meritë, Sadio Mane është zgjedhur më i miri i muajit.

Superylli i Liverpoolit po kalon në formë jetësore, ndërsa ka shënuar tre gola e një asist, ka qenë bilanci i Manes në nëntor.

Këtë çmim, ylli senegalez e fiton për të shtatën herë në karrierë.

Mane ka shënuar gola ndaj Aston Villës, Manchester Cityt e Crystal Palaces në muajin që lamë pas./Indeksonline/