17:17 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Lojtari i njohur në Serie A del pozitiv në doping, pritet dënim serioz

Sulmuesi brazilian, Joao Pedro pritet të marr dënim serioz nga Serie A pasi që ka rezultuar pozitiv në dy testet e fundit të dopingut.

Ylli i Cagliarit është testuar pozitiv për hidroklorotiazid (diuretik), substancë e ndaluar në këtë ligë.

Testi i është bërë pas ndeshjes që Cagliari e kishte zhvilluar ndaj Sassuoloes e Chievos. Joao Pedro pritet të marrë dënim fillestar me suspendim prej 2 vitesh në futboll.

Cagliari ka reaguar pas këtij rasti duke bërë thirrje që qartësia e këtij rasti të bëhet sa më shpejt që është e mundur./Indeksonline/

Temat: