Lojtari i Olympiacosit fauloi ashpër Rrahmanin, “çartet” Antonio Conte

Skuadra e Napolit mbrëmë luajti një ndeshje miqësore ndaj Olympiacosit dhe fitoi me shifrat 2:1.
Gjatë ndeshjes pati një konflikt mes trajnerit, Antonio Conte dhe stafit të ekipit grek, shkruan Indeksonline
Një faul i ashpër ndaj kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, bëri që trajneri Conte të “kapej” me stafin kundërshtar.
Rrahmani u faulua ashpër, por është në gjendje të mirë – kurse situata u qetësua kur gjyqtarët u afruan.
Kjo ishte miqësorja e fundit e Napolit para fillimit të sezonit të ri në Serien A./Indeksonline/
🤬 Conte was furious with Olympiakos’ tackles on Napoli
— Italian Football TV (@IFTVofficial) August 14, 2025
pic.twitter.com/U2cur8PfJO