75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 16 Nëntor 2024 / G T

Lojtari i tij shënoi golin e fitores te Kosova, reagon Tahir Batatina: Dikush s’po i vlerëson punët tona!

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhti 4:3 Spanjën U19.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi anësor i Llapit, Elvir Gashijani, shkruan Indeksonline

Trajneri i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

“Bravo djema. Stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve dhe super lojtarit tonë, Elvir Gashijanit. Dikush po punon, por dikush nuk po i vlerëson vlerat e punës tonë. Ne që po i rritum këta diamanta, duhet një ditë të na besoni. Me mercernar asnjëherë nuk është fitu lufta”, ka shkruar Tahir Batatina në rrjetet sociale

Kujtojmë që ndeshja e ardhshme e Kosovës U19 është ndaj Ishujve Faroe më datën 19 nëntor nga ora 12:00./Indeksonline/