75 Mall Live Search
12:04 / E Martë, 17 Dhjetor 2024 / L A

Lojtari i Wolves mund të dënohet nga FA

Ylli i Wolves, Matheus Cunha mund të dënohet nga Federata Angleze(FA).

Shkak është përleshja e brazilianit, me një pjesëtar të stafit të Ipswich Town, pas ndeshjes që zhvilluan në fundjavë.

FA, ka dalur edhe me një deklaratë rreth kësaj ngjarje.

“Matheus Cunha është akuzuar për sjellje të pahijshme pas ndeshjes së Premierligës midis Wolverhampton Wanderers dhe Ipswich Town të ​​shtunën, 14 dhjetor.

Sulmuesi dyshohet se ka vepruar në mënyrë të pahijshme pas fishkëllimës së fundit. Ai ka kohë deri të enjten, 19 dhjetor, për të dhënë një përgjigje”, deklaruan zyrtarët e FA.

Ende nuk dihet nëse braziliani, do të luajë në ndeshjen e rradhës ndaj Leicester Cityt në këtë fundjavë./IndeksOnline/